PAS MARTESËS GAY/ Moderatori shqiptar bën postimin e parë nga vera e 2018-s. Ja ku ndodhet – AlpeGossip
PAS MARTESËS GAY/ Moderatori shqiptar bën postimin e parë nga vera e 2018-s. Ja ku ndodhet

PAS MARTESËS GAY/ Moderatori shqiptar bën postimin e parë nga vera e 2018-s. Ja ku ndodhet

Moderatori i njohur i “Top Channel”, Mishel Rrena, i cili prezantoi sezonin e fundit të “Top Select” i dha fund beqarisë në verën e 2018-s duke u martuar me një mashkull.

Dasma e tyre sekrete u organizua në Londër në prani të miqve më të ngushtë.

Por lajmi për martesën gay u bë publik shumë shpejt dhe pati mjaft reagime dhe kritika për Mishelin i cili u detyrua të mbyllte edhe llogaritë e tij personale në rrjetet sociale.

Por Mishel u rikthye shumë shpejt në Instagram dhe vetëm pak orë më parë ka bërë postimin e tij të parë pas martese.

Moderatori ndodhet në ishujt Canary (Spanjë), ku me sa duket po shijon plazhin dhe brigjet e kaltra këtë fillim pranvere. Nuk e dimë nëse ky është një muaj mjalti i vonuar apo thjesht pushime për Mishelin dhe partnerin.

Partneri i Mishelit quhet Tian Oliver Murray dhe ata janë bashkë që prej vitit 2014. Këtë romancë vendosën ta kurorëzonin me një martesë në Londër. Gjithashtu burimet e AlpeNews.al kanë treguar se  familja e moderatorit shqiptar nuk e ka pritur aspak mirë.