BASHKËSHORTJA FESTON DITËLINDJEN/ Justin Timberlake publikon fotot e vjetra me një dedikim të ëmbël – AlpeGossip
BASHKËSHORTJA FESTON DITËLINDJEN/ Justin Timberlake publikon fotot e vjetra me një dedikim të ëmbël

BASHKËSHORTJA FESTON DITËLINDJEN/ Justin Timberlake publikon fotot e vjetra me një dedikim të ëmbël

Justin Timberlake dhe Jessica Biel prej vitesh tashmë janë të martuar dhe kanë një djalë që e quajnë Silas. Pavarësisht se kanë ditë të ngarkuara, ato kalojnë shumë kohë bashkë, si familje. Ditën e djeshme, Jessica ka festuar ditëlindjen e saj dhe Justin, si një bashkëshort që i përmbush detyrat e tij, ka vendosur t’i bëjë një dedikim në ‘Instagram’ me një seri fotosh që tregojnë marrëdhënien e tyre. “Partnerja ime në këtë gjënë e quajtur jetë, je njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë. Ti më bën të buzëqesh, të qesh dhe të dua jetën më shumë seç mendoja se do ta doja ndonjëherë. Jam i lumtur për çdo moment që kam kaluar me ty dhe pres me pa durim të kalojmë akoma më shumë vite bashkë duke bërë të njëjtën gjë…por, të re. Gëzuar ditëlindjen. Të dua, bashkëshorti yt”, ka shkruar Justin. Ndër komente, ai që ka rënë në sy ishte i Jessica-s, e cila e falenderonte bashkëshortin e saj për çdo gjë.