Luana Vjollca është një nga moderatoret mjaft të preferuara nga publiku shqiptar e cila së fundmi ka zbuluar edhe një pasion tjetër të saj, muzikën. Së fundmi ajo ka publikuar dy projekte të reja që kanë rezultuar të sukseshme edhe pse komentet negative asnjëherë nuk mungojnë.
E përsa i përket televizionit, sezonin e kaluar ajo moderoi emisionin “Shiko Kush Luan” i cili i mirëprit nga publiku.
Me një vështrim të thjeshtë në Isnatgramin e saj, shohim se krahas fotove ku se tepërmi ekspozon format trupore, një tjetër fiksim i Luanës është edhe publikimi i fotove nga zyra.
Ajo i referohet vetes edhe me fjalët: “Bosi i vogël po shkon në zyrë”, e kjo ka bërë që fansat ta kritikojnë.
E ajo që mendojnë të gjithë është se këto fotot tregojnë vërtet rëndësinë që ka puna për Luanën apo ajo i publikon ato vetëm për tu dukur. Fansat e kritikojnë për veshjen në zyrë apo edhe për atë çka shohin nga emisioni.
Më poshtë fotot e komentet e fansave:
/AlpeNews.al