“S’PASKA QENË E SHKRUAR”/ Vesa Luma i përlot të gjithë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“S’PASKA QENË E SHKRUAR”/ Vesa Luma i përlot të gjithë (FOTO+VIDEO)

“S’PASKA QENË E SHKRUAR”/ Vesa Luma i përlot të gjithë (FOTO+VIDEO)

Prej disa muajsh këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma është kthyer në vendin tonë së bashku me djalin, Lian ndërsa Big Basta vazhdon të qëndrojë në Zelandën e re.

Gjatë kësaj kohe, Vesa ka qenë duke përgatitur një këngë të re për publikun të cilën e ka prezantuar sot.

Kënga mban titullin “S’paska qenë e shkrume” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin Denik Prizreni.

Vesa ka publikuar një pjesë të këngës dhe të gjithë janë përlotur siç shihet edhe nga komentet në video.

Këngëtarja njofton se “S’paska qenë e shkrume” do publikohet së shpejti duke i lënë fansat në pritje edhe për pak kohë.

Kujtojmë që kjo këngë e rikthen Vesën në muzikë pas 2 vitesh nga kënga e saj e fundit e cila është “Inna di dance”.

Pas disa muajsh Vesa do rikthehet sërish në Zelandën e re pranë bashkëshortit, Big Basta.