Në shumicën e rasteve pretendojnë se vishen me marka nga më të shtrenjtat, por vipat shqiptarë janë kapur jo rrallë herë më veshje mjaft të lira.
Edhe pse ka nga ata personazhe që janë të fiksuar pas rrobave të shtrenjta, duket se jo te gjithë kanë mundësitë ekonomike apo dëshirën të shpenzojnë shuma marramendëse për marka luksoze.
Për shembull, Luana Vjollca gjatë puntatave të emisionit të saj është veshur me rroba jo shumë të shtrenjta, madje të përballueshme edhe nga një vajzë e zakonshme.
Megjithatë nuk është e vetmja, pasi edhe Enca në koncertet e saj vishet “lirë”.
Me sa duket, të famshmit shqiptarë janë në fund të fundit njerëz të zakonshëm që nuk u mban xhepi të shpenzojnë miliona për çdo dalje publike.

Fundi dhe konotieria kushtojnë 195 euro

Jumpsuit dhe palltoja kushtojnë 149 euro

Çizmet kushtojnë 95 euro

Bluza dhe pantallonat 100 euro

Bluza kushton 99 euro

Fustani kushton 89 euro













