I “NDËRRON SI MBRETI GRATË”/ Pse nuk po gjen “karar” Ermal Mamaqi me velinat e “Xing”? – AlpeGossip
I “NDËRRON SI MBRETI GRATË”/ Pse nuk po gjen “karar” Ermal Mamaqi me velinat e “Xing”?

I “NDËRRON SI MBRETI GRATË”/ Pse nuk po gjen “karar” Ermal Mamaqi me velinat e “Xing”?

“Xing me Ermalin” është një ndër TV show më të ndjekur në Shqipëri.

Krahas të ftuarve interesant dhe ngacmimeve nga aktori i njohur Ermal Mamaqi, një pjesë të vëmendjes gjatë emisionit e tërheq edhe velina. Në fillim të emisionit ishte Rashel Kolaneci ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjtihëve me format e saj që çmendën të gjithë ndjekësit. Pas disa puntatave lajmi për largimin e saj mori dhenë dhe thuhej se ajo u largua në mënyrë jo miqësore.

Me deklaratat e saj ajo la të kuptonte se meritonte më shumë dhe jo vetëm të qenurit një velinë që tregonte vetëm anën e saj fizike.

Vendin e Rashelit e zuri Kejvina Kthjella, një tjetër vajzë seksi e cila gjithashtu ishte çdo herë në qendër të vëmendjes por që s1% fundmi deklaroi largimin e saj. Bukuroshja ka treguar se ka pranuar një ofertë tjetër pune në Itali, e madje është treguar mirënjohëse ndaj Ermalit për “dyert” që iu hapën pas punës në emision.

Mesa duket, velinat bukuroshe e shfrytëzojnë “Xingun” për të marrë pak famë dhe pasi e arrinë atë “shtegtojnë” dikur tjetër. Megjithatë këtë vend pune e dëshirojnë jo pak vajza dhe prandaj Ermali Mamaqi nuk e ka edhe aq të vështirë për të zgjedhur.

E si përfundim ,velina më e re e “Xing” do të jetë modelja e njohur Belinda Dragoti e cila e ka marrë mjaft me entuziazëm punën e re por “rezistenca” e saj nuk dihet sa do të zgjasë:

/AlpeNews.al