E KRITIKOI PËR MESAZHET QË I JEP VAJZAVE TË REJA/ Cardi B i kthen përgjigjen e papritur fanses – AlpeGossip
E KRITIKOI PËR MESAZHET QË I JEP VAJZAVE TË REJA/ Cardi B i kthen përgjigjen e papritur fanses

E KRITIKOI PËR MESAZHET QË I JEP VAJZAVE TË REJA/ Cardi B i kthen përgjigjen e papritur fanses

Cardi B ditët e fundit ka qenë shënjestër e shumë personave në rrjete sociale për shkak të deklaratave në lidhje me të shkuarën e saj.

Reperja e njohur ka treguar se më parë punonte si striptiste në një ‘club’ nate dhe se ishte krenare për punën që ka bërë.

Një pjesë e fansave nuk e kanë pëlqyer këtë gjë, sepse sipas tyre ajo duhet të shërbejë si model për të rinjtë.

Një përdoruese në ‘Twitter’ ka shkruar: “Të dua shumë, por nuk bie dakord me mesazhet që u ke dhënë vajzave të reja. Disa prej nesh të shikojmë si model dhe prandaj duhet të japësh mesazhe me vlerë”.

Cardi e ka parë komentin e fanses së saj dhe nuk e ka lënë pa përgjigje. Ajo ka treguar se tani që po tregon të vërtetat e të shkuarës së saj është vetvetja dhe nuk do të heqë më dorë nga kjo gjë.

“Dy vitet e fundit kam parë se çfarë kam thënë dhe nuk kam qenë vetvetja. Jam ndjerë si e zënë në grackë dhe e trishtuar, sepse nuk kam qenë unë dhe të gjithë më thonë të jem model dhe gjeje çfarë? Njerëzit vazhdojnë të pështyjnë të shkuarën time në fytyrën time, kështu që tani do jem sërish vetja ime e vjetër”, – është përgjigjur Cardi B.

Pas kësaj deklarate ajo ka marrë mbështetjen e shumë fansave, të cilët shpreheshin se njerëzit gjithmonë do të flasin, edhe nëse vepron mirë, edhe nëse vepron keq.