Kënga e Yll Limanit qenka një dedikim… për gruan e tij: “Zemër, ty ta kam dedikuar!” – AlpeGossip
Kënga e Yll Limanit qenka një dedikim… për gruan e tij: “Zemër, ty ta kam dedikuar!”

Kënga e Yll Limanit qenka një dedikim… për gruan e tij: “Zemër, ty ta kam dedikuar!”

“Romantiku” Yll Limani ka publikuar ditën e sotme këngën e tij të re, të quajtur “Ty”.

Kot nuk thamë romantiku më lart sepse edhe ky projekt është për dashurinë dhe për partnerin e zemrës.

Më shumë për këngën Ylli ka folur më Twitter ku shkruan: “Kënga ‘Ty’ i dedikohet gruas time, kudo që ajo gjendet për momentin [e qeshur]. Zemër, nëse po më dëgjon edhe të pëlqen, ty ta kam dedikuar, ty ta kam kushtuar”.

“Rri urtë, mos u llasto, prit sa të bashkohemi. Dhe bëji share!”, – përfundon Ylli në postimin e tij.

Sigurisht kjo është shkruar me humor nga këngëtari i ri, por urojmë të shërbejë si një ogur i mirë… dhe bëhet e Ylli çift.