“NDIHEM E SHËMTUAR PARA TIJ”/ Moderatorja shqiptare çudit me deklaratën për burrin – AlpeGossip
“NDIHEM E SHËMTUAR PARA TIJ”/ Moderatorja shqiptare çudit me deklaratën për burrin

“NDIHEM E SHËMTUAR PARA TIJ”/ Moderatorja shqiptare çudit me deklaratën për burrin

Ajo është një ndër moderatoret më të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku e cila përherë ka dalluar për tipin e drejtpërdrejt dhe thumbimet që i bën VIP-ave.

Bëhet fjalë për Dasara Karaiskaj e cila ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Thumb’ ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.

Dasara ka folur dhe për bashkëshortin e saj i cili siç tregoi ajo konsiderohet nga të gjithë si një mashkull shumë simpatik. Mirëpo, këto komente herë pas here e bëjnë Dasarën të ndihet e shëmtuar.

“Ai nuk do të dali në ekran nuk e ka me qejf të dalë në publik. Por më ka zënë një hall sepse sa herë më thonë sa të bukur e ke burrin më duket vetja e shëmtuar. Nuk e di si mund ti dukem unë, por janë habitur të gjithë që është aq i bukur. Unë mund të jem antipatike sa të doni por…”, tha Dasara.