ME INAT? Shikimi i Kendall dhe Hailey-t bëjnë që Jordyn Woods të largohet nga vendi i saj në “Coachella” – AlpeGossip
ME INAT? Shikimi i Kendall dhe Hailey-t bëjnë që Jordyn Woods të largohet nga vendi i saj në “Coachella”

ME INAT? Shikimi i Kendall dhe Hailey-t bëjnë që Jordyn Woods të largohet nga vendi i saj në “Coachella”

Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin kanë qenë së bashku në festivalin e famshëm ‘Coachella’ dhe duket se vajzat nuk e kanë pritur mirë faktin se Jordyn Woods ishte ulur pranë tyre së bashku me mamanë e saj.

Burime pranë ‘UsWeekly’ kanë treguar se duke e parë me inat, vajzat kanë bërë që Jordyn të largohet nga vendi. Në njërin moment mamaja e Woods ka preferuar të reagojë, por ka qenë 21-vjeçarja e cila e ka ndaluar duke u shprehur se nuk dëshironte të ndizte një debat në ato momente. Pasi Jordyn është larguar, Kendall dhe Hailey janë parë më të qeshura me njerëzit përreth.

Kujtojmë se Woods është parë nën shoqërinë e një djali të panjohur gjatë festivalit të ‘Coachella’, duke ngritur dyshimet për një lidhje të mundshme të saj.