Vitin e kaluar këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Jon. Adelina poston shpesh foto me vogëlushin dhe momentet e tij më të bukura.
Në videon e postuar sot këngëtarja tregon se Joni, ndonëse 7-muajsh ka nisur të ecë nga pak.
Në video vogëlushi shfaqet duke zbritur nga divani dhe më pas qëndron vetë në këmbë duke u përpjekur të ecë.
Kujtojmë që Adelina është e martuar me Serjoza Markov, milionerin maqedonas dhe janë bashkë prej 5 vitesh.