U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Renis Gjoka tregon portretin ëngjëllor të vogëlushes (FOTO) – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Renis Gjoka tregon portretin ëngjëllor të vogëlushes (FOTO)

U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Renis Gjoka tregon portretin ëngjëllor të vogëlushes (FOTO)

Në qershor, këngëtari shumë i dashur për publikun, Renis Gjoka u bë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë ai me një foto të postuar në Instagram ku shfaqej duke mbajtur të bijën e porsalindur në krahë.

Renisi zbuloi se ai dhe partnerja e kanë pagëzuar vajzën me emrin Aura. Ndonëse në fotot e mëparshme këngëtari ia kishte mbuluar fytyrën vogëushes, sot Renisi ka treguar për herë të parë portretin e saj ëngjëllor.

“Po sa të du moj”, shkruan Renisi në foton ku Aura shfaqet duke fjetur si ëngjëll pranë tij.

Kujtojmë që pak kohë më parë u zbulua se partnerja e Renisit quhet Jona, është e profesion ekonomiste dhe punon në një institucion bankar.