NDIENTE DHIMBJE PAS OPERACIONIT NË HUNDË/ Gruaja teshtin atë që s’e priste pas 6 muajsh – AlpeGossip
NDIENTE DHIMBJE PAS OPERACIONIT NË HUNDË/ Gruaja teshtin atë që s’e priste pas 6 muajsh

NDIENTE DHIMBJE PAS OPERACIONIT NË HUNDË/ Gruaja teshtin atë që s’e priste pas 6 muajsh

Një grua po kërkon dëmshpërblim nga një klinikë ku kreu një operacion plastik pasi teshtiu një ‘top’ pambuku nga hunda.

Gruaja, mbiemri i të cilës është Zhu, iu nënshtrua një operacioni plastik në hundë në një klinikë lokale të kirurgjisë plastike në Jiangxi më tetor të vitit 2018.

Por, që pas operacionit Zhu filloi të ndjente dhimbje në hundë dhe shqetësimi si dukej nuk po largohej me asgjë.

Ajo pagoi 26,000 juanë (£ 3,000) për procedurën, por nuk ishte e kënaqur me rezultatet.

Siç raportohet nga Global Times, ajo mendonte se operacioni ishte bërë keq për shkak të dhimbjes që ndjente vazhdimisht dhe sikletit që kishte në hundë që pas ndërhyrjes.

Por dilemës dhe dhimbjes së saj i erdhi fundi vetëm pas gjashtë muajsh kur ajo teshtiu dhe nxori nga hunda një top pambuku.

Duke folur për mediat Zhu tregoi:

Topi i pambukut ishte i mbuluar me gjak, ishte i kalbur dhe i vinte erë e keqe. Më pas filloi të më dilte shumë gjak nga hunda. Aty kuptova se mund të ma kishte lënë ndonjë kirurg plastik gjatë operacionit.”