“KEMI TË NJËJTAT QËLLIME”/ Robert Aliaj bën deklaratën e fortë: Nuk ja kam njohur kurrë fytyrën e vërtetë (FOTO) – AlpeGossip
“KEMI TË NJËJTAT QËLLIME”/ Robert Aliaj bën deklaratën e fortë: Nuk ja kam njohur kurrë fytyrën e vërtetë (FOTO)

“KEMI TË NJËJTAT QËLLIME”/ Robert Aliaj bën deklaratën e fortë: Nuk ja kam njohur kurrë fytyrën e vërtetë (FOTO)

Robert Aliaj është rikthyer në ekran me një emision të ri të quajtur “Vetëm një natë” ku takohet me personazhe të panjohur në rrethina të vendit.

Duke qenë se emisioni i tij është larg glamour-it dhe me personazhe të panjohur, Roberti është pyetur në një intervistë për “Panorama plus”, nëse i janë mërzitur fytyrat publike. Moderatori u shpreh se nuk ja ka njohur kurrë fytyrën e vërtetë njerëzve të ekranit dhe se njerëzit e panjohur janë më të sinqertë dhe zemërbardhë.

“Personazhet e panjohur në terrenin e tyre, të trajtuar me dinjitet, janë ajo çka i mungon realitetit shqiptar në të gjitha dimensionet. Kemi të njëjtat fytyra në politikë, edhe pse dështimet janë normë. Kemi të njëjtat shëmbëlltyra silikoni nëpër ekrane, kemi të njëjtat qëllime, etj.

Ndërkohë, njerëzit e panjohur janë më spontanë, më të sinqertë, më të mençur dhe më zemërbardhë me gjithë vështirësitë. Ata janë aktorët e vërtetë të dramës shqiptare. Nuk mund të them që më janë mërzitur fytyrat e bukura të ekraneve, sepse nuk i kam njohur asnjëherë fytyrat e tyre të vërteta”, është shprehur Roberti.