AFRONA UROI TARËN PËR DITËLINDJE/ Ish gruaja e Bleros habit me komentin e saj (FOTO) – AlpeGossip
AFRONA UROI TARËN PËR DITËLINDJE/ Ish gruaja e Bleros habit me komentin e saj (FOTO)

AFRONA UROI TARËN PËR DITËLINDJE/ Ish gruaja e Bleros habit me komentin e saj (FOTO)

Ditën e djeshme vajza e këngëtarit Blero Muharremi dhe aktores Teuta Krasniqi festoi ditëlindjen. Prindërit e saj e uruan vogëlushen për ditën e lindjes, por të gjithëve u tërhoqi vëmendje urimi special që partnerja e Bleros, Afrona Dika i bëri Tarës.

Ajo publikoi një foto me vogëlushen dhe pranë saj shkruante: “Gëzuar ditëlindjen princeshë Tara! Sot është dita jote speciale dhe të uroj ditëlindjen më të bukur!

Gëzuar, gëzuar ditëlindjen! Sa keq që s’mund t’a kaloj këtë ditë speciale me ty! Të uroj më të mirat, shëndet, dashuri dhe fat në jetën tënde! Të takova 5 vite më parë si një vajzë e vogël e ëmbël..

Koha fluturon kaq shpejt! Shiko si je tani.. Je një vajzë e mirë dhe e edukuar falë dy prindërve të tu. Qëndro e përulur, pozitive, e ndjeshme dhe vajza e këndshme që gjithmonë ke qenë! Të uroj më të mirat! Me dashuri, Afrona.”

Mirëpo, në këtë postim të gjithë janë habitur nga një koment i ish-bashkëshortes së Bleros. Teuta ka lënë një koment shumë dashamirës kundrejt Afronës duke e quajtur atë zemër.

“Faleminderit shumë zemër, përqafime nga Tara dhe unë”, i ka shkruar aktorja Afronës e cila siç dihet në muajin shtator do t’i jap fund beqarisë me Bleron.