ME SIGURI SHUMË VETA E KUPTOJNË/ Ronela Hajati zbulon dy fobitë më të mëdha që ka – AlpeGossip
ME SIGURI SHUMË VETA E KUPTOJNË/ Ronela Hajati zbulon dy fobitë më të mëdha që ka

ME SIGURI SHUMË VETA E KUPTOJNË/ Ronela Hajati zbulon dy fobitë më të mëdha që ka

Këngëtarja Ronela Hajati ja ka dedikuar orët e vona të mbrëmjes ndjekësve të saj. Në intervistën virtuale që bëri me ta pati pyetje nga më të ndryshmet, por këngëtarja publikoi vetëm disa prej tyre duke dhënë përgjigjet përkatëse. Bukuroshja e ekranit renditi tre këngët e preferuara të saj të cilat janë: Mos ik, Vuj dhe Do ta luj. Këto hite renditen mes më të suksesshmeve të këngëtares.

Më tej ajo ju përgjigj pyetjes për fobitë më të mëdha që ka dhe nuk u habitëm shumë. Ronela rrëfen se ka frikë nga lartësitë dhe peshkaqenët. E para është një nga frikërat më të përhapura tek të rritur, ndërsa peshkaqenët më pak.

Në intervistën virtuale nuk munguan as shakatë dhe batutat tipike të Ronelës.