Fjolla Morina ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e gjithë publikut me videoklipet dhe daljet e saj të ndryshme në televizion. E karakterizuar nga një natyrë ekspresive, Fjolla shumë herë është gjykuar për aftësitë e saj vokale në prurjen e projekteve të ndryshme.
Së fundmi e ftuar në ‘Prive’ dhe e pyetur se çfarë mendon për fjalët e qarkulluara për të dhe zërin e saj, Morina është përgjigjur duke thënë: “Nuk jam as e para as e fundit që akuzohem për këtë gjë. Unë mendoj që kënga flet vetë dhe këngëtari flet aty tek kënga. S’kam nevojë të tregoj se di të këndoj. E imja është të sjell këngë të bukura. S’mund të flas për vete”.
Mesa duket Fjolla nuk është “prekur” në asnjë moment nga të gjithë komentet e ndryshme të ndjekësve të saj.
Kujtojmë se ajo gjithmonë ka rënë në sy për deklaratat e forta dhe tepër të drejtpërdrejta në çdo intervistë të dhënë deri më sot.








![‘Fytyrën e bukur dhe belin e hollë, e thirri Oriola Marashi’: Thanë se ishte Varrosi, por u gabuan, ja kush është personi që i këndoi vërtet modeles [FOTO/VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/1111111111111111111111111111111111111111111-400x196.jpg)




