“PËRQAFIMI ME TY MË JEP NDJESINË MË TË BUKUR”/ Julian Deda emocionon me dedikimin për vajzën – AlpeGossip
“PËRQAFIMI ME TY MË JEP NDJESINË MË TË BUKUR”/ Julian Deda emocionon me dedikimin për vajzën

“PËRQAFIMI ME TY MË JEP NDJESINË MË TË BUKUR”/ Julian Deda emocionon me dedikimin për vajzën

Julian Deda është baba i dy fëmijëve dhe ka treguar se ata janë bekimi më i madh për të. Sot vajza e tij Reina feston 13-vjetorin e lindjes dhe Juli ka vendosur t’ju dedikojë disa fjalë shumë të ndjera. “Këtu ç’armatosem. Përqafimi me ty, më jep ndjesinë më të bukur në botë, atë ndjesi për të cilën çdo prind frymon. Të dua shumë Reina ime. U bëfsh 100 vjeçe zemra ime!”, ka shkruar Juli bashkangjitur fotos me vajzën.

Aktori i njohur i humorit publikon herë pas here në rrjete sociale foto nga përditshmëria me familjen e tij dhe pavarësisht angazhimit në punë mundohet t’ju qëndrojë gjithmonë pranë fëmijëve. Kujtojmë se Julian Deda është i martuar prej më shumë se 10 vjetësh me Armandën.