Duke qenë një këngëtare e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, kurioziteti mbi jetën private të Xhensila Myrtezajt ka qenë gjithnjë i pranishëm edhe pse moderatorja deri më sot thuajse ka zbuluar gjithçka, që nga pjesëtarët e familjes e deri tek lidhja e martesa me Besin.
Kur është fjala për pjesëtarët e familjes, jemi njohur vetëm me mamin dhe motrën e Xhensilës, pasi foto me babain këngëtarja nuk ka publikuar ndonjëherë.
Ditën e sotme Xhensila ka vendosur ta prezantojë edhe të atin duke postuar një foto të vjetër në të cilën shfaqen: e ëma shtatzënë, babai, gjyshja dhe gjyshi.
“Nuk më priste vetëm mami, babi, nëna dhe gjyshi, por edhe Besi”, shkruan Xhensila.