MILEY CYRUS RIKTHEHET FUQISHËM NË MUZIKË/ Zgjedh mes Cardi B dhe Nicki Minaj në këngën e re – AlpeGossip
MILEY CYRUS RIKTHEHET FUQISHËM NË MUZIKË/ Zgjedh mes Cardi B dhe Nicki Minaj në këngën e re

MILEY CYRUS RIKTHEHET FUQISHËM NË MUZIKË/ Zgjedh mes Cardi B dhe Nicki Minaj në këngën e re

Miley Cyrus ka vendosur të rikthehet fuqishëm në muzikë dhe mesa duket ka vendosur ta bëjë duke zgjedhur mes Cardi B dhe Nicki Minaj në sherrin e fashmën midis dy repereve.

Ajo performoi në ‘BBC Radio 1’s Big Weekend Show’ në Angli dhe prezantoi 3 këngët e saj të reja. ‘Cattitude’, ‘Dream’ dhe ‘Mother’s Daughter’.

Në këngën e parë, këngëtarja thotë: “Të dua Nicki, por unë dëgjoj Cardin”. Në vitin 2015 Nicki dhe Miley kanë pasur një ‘sherr’, pasi kjo e fundit nuk foli mirë për reperen gjatë një interviste, kështu që Nicki vendosi të reagonte mes qindra ndjekësve në ‘MTV VMAs’ me shprehjen e famshme ‘What’s Good?’.

Edhe pse marrëdhëniet duken të jenë normalizuar, Miley sërish mund të ndezë zjarrin me këngën e re. Nuk kanë munguar dhe ‘memet’ nga fansat e këngëtares, menjëherë pasi kanë dëgjuar këngën.