“JE I LIDHUR APO SINGLE?” Stine sapo na bëri lëmsh të gjithëve me përgjigjen – AlpeGossip
“JE I LIDHUR APO SINGLE?” Stine sapo na bëri lëmsh të gjithëve me përgjigjen

“JE I LIDHUR APO SINGLE?” Stine sapo na bëri lëmsh të gjithëve me përgjigjen

Në fund të vitit të kaluar këngëtari Stine përmes një postimi në Instagram bëri me dije për të gjithë ndjekësit se është ndarë nga partnerja Graciela me të cilën ka një vajzë të quajtur Estia.

Siç mund ta keni vënë re edhe ju, Stine është shumë aktiv në Insta Story aty ku publikon herë pas here momente nga përditshmëria dhe u përgjigjet ndjekësve për pyetjet që ata i drejtojnë.

Një prej tyre ditën e sotme e ka pyetur këngëtarin: “Je i lidhur apo single?”

Ndërkohë përgjigja e tij na bëri lëmsh të gjithëve: “Në fakt jam një single i lidhur!”

Nuk e dimë për ju, por ne nuk arrijmë që ta deshifrojmë përgjigjen në fjalë…çfarë ka dashur të thotë “autori” vallë?