“ISHTE NJË PAKT QË…” Zbulohet arsyeja e vërtet e ndarjes së Albi Nakos nga Alba Hoxha (FOTO) – AlpeGossip
“ISHTE NJË PAKT QË…” Zbulohet arsyeja e vërtet e ndarjes së Albi Nakos nga Alba Hoxha (FOTO)

“ISHTE NJË PAKT QË…” Zbulohet arsyeja e vërtet e ndarjes së Albi Nakos nga Alba Hoxha (FOTO)

Ditët e fundit Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave me lajmet e ndarjes. U tha se shkak i ndarjes ishin bërë prindërit e Albit të cilët nuk e kishin miratuar lidhjen e koreografit me Albën. Por e vërteta qenka ndryshe.

“Iconstyle” ka mësuar nga burime të afërta me dyshen se arsyeja e ndarjes janë bërë prindërit e Albës. Kanë qenë ata të cilët nuk e miratonin lidhjen dhe kjo për shkak të diferencës në moshë mes saj dhe koreografit të njohur.

Ndërkohë Albi i ftuar tek “Rudina” dje i hodhi poshtë lajmet duke u shprehur se nuk vendosin prindërit për jetën e tij.

“Mes meje dhe Albës ka pasur gjithmonë një raport korrekt profesional dhe miqësor. Ajo çfarë vura re tek portalet ishte një çështje e mos ndjekjes në Instagram. Ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë që të mos e ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat njëri-tjetrit. Më pas ndodhi një lumë lajmesh deri në mosaprovim nga ana e prindërve, gjë që m’u duk qesharake sepse nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit. Në këtë moshë unë padyshim duhej të isha prind vetë, jam i rritur. Di të them që jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon njësoj”, u shpreh Albi.