“FAKIRE KAM QENË EDHE UNË”/ Alketa i përvishet fanses që i përmendi luksin (FOTO) – AlpeGossip
“FAKIRE KAM QENË EDHE UNË”/ Alketa i përvishet fanses që i përmendi luksin  (FOTO)

“FAKIRE KAM QENË EDHE UNË”/ Alketa i përvishet fanses që i përmendi luksin (FOTO)

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto dhe video nga jeta e përditshme por edhe udhëtimet e shumta që bën nëpër botë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku shihet me biçikletë në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës dhe në përshkrim ka shkruar: “Duke shkuar në punë me biçiklete nga rruga e Parkut të Liqenit. Kjo është rruga ime e preferuar në Kryeqytet”.

Mirëpo, siç duket kjo video nuk është pritur mirë nga ana e fansave dhe njëri prej tyre i ka shkruar: “Sa larg e ke punën me shtëpinë se besoj të shkoni me biçikletë ju që keni makina të mira. Bëre një xhiro, mirë bëre se kujton fëmijërinë, po bukë me vete ke marrë dhe ujë me akull si ne fakiret,”, një koment ky që ka marr menjëherë vëmendjen e Alketës e cila i ka kthyer një përgjigje që e ka lënë ndjekësen pa fjalë.

“Bukë me vete nuk marr sepse ha para se të dal. Një shishe ujë po. Fakire kam qenë dhe unë. Me biçikletë me p.lu.m.b.at në maje të kokës në 97 në Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva një Golf Wolsvagen të përdorur të vjetër pa Ajër të Kondicionuar. Po kam një makinë më të mirë tani, por se dua fare fare. Vetëm biçikletë dhe trena dua unë. Janë më të mira se çdo avion privat dhe çdo Ferrari.” , ka përfunduar moderatorja.