WILLIAM DHE KATE ANULLOJNË PUSHIMET/ Çifti përpiqen të evitojnë Meghan-in dhe Harry-n – AlpeGossip
WILLIAM DHE KATE ANULLOJNË PUSHIMET/ Çifti përpiqen të evitojnë Meghan-in dhe Harry-n

WILLIAM DHE KATE ANULLOJNË PUSHIMET/ Çifti përpiqen të evitojnë Meghan-in dhe Harry-n

Ndoshta kohët e fundit mund të kenë qarkulluar zëra dhe ‘prova’ se Kate dhe Meghan kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre, por eksperti Robert Jobson thotë diçka tërësisht ndryshe. Sigurisht, vetëm çiftet dhe njerëzit e afërt të familjeve mbretërore e dinë se çfarë po ndodh vërtetë midis tyre, por sipas “Daily Mail”, Kate dhe William do të anullojnë planet e tyre për të takuar mbretëreshën dhe princ Philip në Skoci, në mënyrë që të evitojnë takimin me Harry-n dhe Meghan. Kjo gjë mund të zgjasë derisa këto të fundit të kthehen në Windsor. Arsyeja? Deklarata e princ Harry-t në lidhje me dëshirën për të pasur maksimumi 2 fëmijë për të mbrojtur mjedisin. Kjo deklaratë mund të jetë keqkuptuar pak nga vëllai dhe kunata e tij duke qenë se ata kanë në fakt 3 fëmijë. Një arsye tjetër është dhe deklarata e Meghan në lidhje me kopertinën e “Vogue”, ku u shpreh se dalja e saj në kopertinë do të ishte si një mënyrë mburrjeje. Vite më parë, Kate ka qenë në kopertinën e kësaj reviste prestigjoze. Dhe njëherë, kjo deklarata mund të jetë keqkuptuar nga dukesha.