“PO VUAJ NGA ANKTHI DHE DEPRESIONI”/ Sara HOXHA në një RRËFIM të sinqertë (FOTO) – AlpeGossip
“PO VUAJ NGA ANKTHI DHE DEPRESIONI”/ Sara HOXHA në një RRËFIM të sinqertë (FOTO)

“PO VUAJ NGA ANKTHI DHE DEPRESIONI”/ Sara HOXHA në një RRËFIM të sinqertë (FOTO)

Sara Hoxha shumë shpejt do të bëhet nënë për të dytën herë.

Dhe së fundmi ajo ndodhet me pushime së bashku me të ëmën dhe motrën e saj Lori Hoxha në Capri të Italisë.

Por për këtë udhëtim Sara ka debatuar me të ëmën dhe motrën sepse siç tregon ajo muajt e fundit po vuan nga ankthi dhe depresioni para lindjes.

 Me anë të një postimi në Instagram, Sara tregon se pavarësisht këmbënguljes së saj për të mos shkuar me pushime, ajo tani ndihet shumë e relaksuar.

“Gjatë javëve/muajve të fundit gjërat nuk kanë qenë të lehta. Nuk është nevoja të them, që për shkak të gjithçkaje që po ndodh në jetën time, unë kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni para lindjes. Kam refuzuar të dal me miqtë e mi ose të jem shumë aktive në jetën time dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të mërzitur. Javën e kaluar nëna dhe motra ime më ofruan të më merrnin në një udhëtim në Capri dhe unë debatova duke thënë jo shumë herë.

Deri në orën e fundit nuk e dija nëse do ta bëja atë fluturim. Sidoqoftë, kjo ka qenë një nga fundjavat më relaksuese të shtatzënisë time. Jeta ka një mënyrë të çuditshme për të të thënë që ta bësh atë udhëtim, të shkosh për drekë, të dalësh për kafe dhe të jesh mirënjohëse për atë që ke; mos e jeto jetën duke pasur frikë se çfarë mund të shkojë keq.

Pavarësisht nga errësira që merr ndonjëherë shumë hapësirë në kokën time, unë jam gjithmonë thellësisht e dashuruar dhe mirënjohëse për njerëzit përreth meje, që më mbështetin për gjithçka. Miqtë e mi, motrat e mia, mami im dhe më e rëndësishmja djali dhe burri im i bukur që gjithmonë më japin kurajo”, shkruan Sara në postim.

Image

ImageImage

Image