SOKOL BALLA PJESË E NEWS24/ Ja emisioni në të cilin do ta shikoni – AlpeGossip
SOKOL BALLA PJESË E NEWS24/ Ja emisioni në të cilin do ta shikoni

SOKOL BALLA PJESË E NEWS24/ Ja emisioni në të cilin do ta shikoni

Së fundmi gazetari i njohur Sokol Balla ka qenë në qendër të vëmëndjes së mediave, pasi u përfol se do të ndërronte sërish televizion dhe do të drejtonte një emision të ri. Lajmet janë konfirmuar dhe Sokol Balla është pjesë e televizionit  News24.

Ishte vetë presidenti i “Hysenbulliu Group” z.Irfan Hysenbelliu i cili e prezantoi zyrtarisht gazetarin. Ai e njohu me stafin dhe infrastrukturën e televizionit. Ai është shprehur i bindur se ka marrë vendimin e duhur për ta bërë pjesë të ekipit Sokol Ballën. “Ne “News24” kemi marrë një nga drejtuesit më me emër dhe një drejtues me rëndësi të dy televizioneve kombëtare. Kam besim që stafi drejtues dhe unë kemi bërë zgjedhjen më të mirë me Sokol Ballën, i cili do të ketë drejtimin e emisionit politik”, tha Irfan Hysenbelliu.

Gazetari  i njohur do të drejtojë emisionin kryesor politik “Real Story”, i cili do të transmetohet katër herë në javë  në orën 21:00-23:00.

Vetë Balla e cilëson një rikthim në shtëpinë ku vite më parë dha kontributin për ta bërë News24 televizionin dominues mediativ. “Për mua është një farë rikthimi në “News24: pas shumë vitesh por tashmë televizon me dimension dhe parametra të reja të dimensioneve kombëtare dhe mbarëkombëtare, burim informacioni për shumicën e shqiptarëve dhe televizion që konkurron denjësisht me tv gjeneraliste në treg, besoj që “Real Story” do të jetë në vazhdën e emisioneve të mëparshme të suksesshme në këtë tv, besoj që do ta cojmë një hap më tutje,”-është shprehur Sokol Balla.