”VAJZA IME QË PËRHERË KAM DËSHIRUAR”/ Jonida Maliqi i preku të gjithë me këtë postim – AlpeGossip
”VAJZA IME QË PËRHERË KAM DËSHIRUAR”/ Jonida Maliqi i preku të gjithë me këtë postim

”VAJZA IME QË PËRHERË KAM DËSHIRUAR”/ Jonida Maliqi i preku të gjithë me këtë postim

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit në media pasi është aluduar se ajo është në lidhje me aktorin e humorit Romeo Veshaj. Ditën e  sotme, Romeo feston ditëlindjen, mirëpo Jonida ende nuk i ka bërë një urim publik.

Po ashtu në këtë ditë edhe mbesa e saj Johana e cila është bërë mjaft e njohur për publikun nga postimet e Jonidës, feston ditëlindjen. Këngëtarja ka zgjedhur ta urojë me anë të një postimi ku shpreh gjithë dashurinë që ka për të.

“Zemra ime e vogël, mbesa më e mirë në botë, ti sot ke ditëlindjen dhe unë me shpirt të uroj më të mirat që të ofron kjo jetë. Para 12 vitesh teksa të mbaja në krahët e mi, kuptova se çfarë ndjesie është të jesh nënë dhe se sa e fortë do të ishte marrëdhënia midis nesh. Sepse ti nuk je vetëm ime mbesë, por vajza ime që përherë kam dëshiruar”, ka shkruar Jonida në postimin e saj.