I nxorën foton e para 6 vitesh, shpërthen Oriola: Është fatkeqësi kur injorantit i jepet… – AlpeGossip
I nxorën foton e para 6 vitesh, shpërthen Oriola: Është fatkeqësi kur injorantit i jepet…

I nxorën foton e para 6 vitesh, shpërthen Oriola: Është fatkeqësi kur injorantit i jepet…

Ditën e djeshme një foto e 6 viteve më parë, e postuar nga këngëtari Gjergj Kaçinari ku shfaqej me Oriola Marashin bëri xhiron e rrjetit.

U komentua shumë fakti që Oriola duket shumë në ndryshe në atë fotografi, gjë e cila është normale pasi foto i përket vitit 2012.

Pas publikimit të kësaj fotoje, Oriola ka shpërthyer sot në Instagram duke publikuar një status ku shkruan se “cyber-bullying” është e dënueshme dhe më pas disa foto të saj nga adoleshenca.

“Unë mendoj që ajo që ti e quan “i nxjerr të vërtetën” realisht është cyber bullying dhe është ligjërisht e dënueshme, është fatkeqësi që një injoranti t’i jepen të mira të përdorueshme si interneti e rrjetet sociale, por është më fatkeqësi që kemi individë të tjerë që e mbështesin e mendojnë se është argëtuese, e drejtë apo ku di unë dhe i japin platforma ekspozimi në TV.

Më vjen keq me brezin e ri që po rritet me këtë frymë dhe në subkoshiencë po ju piqet ideja që është gabim të trajtosh komplekset që të ndihesh mirë me veten”, shkruan Oriola.