“ISHTE SIKLET I PAPARË”/ E bija tregon si reagoi Stefi Prifti kur mori vesh lidhjen e saj (FOTO) – AlpeGossip
“ISHTE SIKLET I PAPARË”/ E bija tregon si reagoi Stefi Prifti kur mori vesh lidhjen e saj (FOTO)

“ISHTE SIKLET I PAPARË”/ E bija tregon si reagoi Stefi Prifti kur mori vesh lidhjen e saj (FOTO)

Para disa ditësh, Maria, vajza e madhe e këngëtarit Stefi Prifti, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin Gëzim Meta.

Pasditen e sotme, Maria dhe Gëzimi kanë qenë të ftuar në emisionin e Rudinës, ku kanë folur rreth ndjesive të dasmës dhe po ashtu kanë zbuluar detaje të padëgjuara më parë. Një ndër këto detaje është reagimi i Stefit kur ka marrë vesh për lidhjen e së bijës.

Si çdo baba tjetër, edhe këngëtari ka pasur shqetësimet e tij në momentin e parë kur është njohur me Gëzimin dhe ka dashur me patjetër të dijë çdo gjë rreth tij. “Kur babi e takoi Gëzimin për herë të parë ishte një siklet i paparë. Pasi mbaroi takimi babi më tha: Tani një pyetje kam unë, ti e ke parë me sytë e tu që ky pikturon? Donte patjetër që t’i gjente diçka, të kapej diku. Madje në takimin e parë: Po ti domethënë pikturon? Si me penela?”, u shpreh Maria.