Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD, Albina Deda, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto nga jeta private.
Së fundmi ajo ka postuar një foto sensuale, teksa shfaqet e shtrirë në shezlong bashkë me shoqen e saj, të dyja me bikini.
Sigurisht që vëmendjen e merr ekspozimi i trupit të mikeshës së saj, por Ada ka preferuar që kësaj here të mos u lejojë hapësirë komentimi ndjekësve të saj, të cilët nuk i kanë kursyer pëlqimet.