Kthim pas në kohë/ Fatos Nano në filmimet e viteve 90-të, i thjeshtë dhe i qeshur krah ish-gruas Rexhina (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Kthim pas në kohë/ Fatos Nano në filmimet e viteve 90-të, i thjeshtë dhe i qeshur krah ish-gruas Rexhina (FOTO+VIDEO)

Kthim pas në kohë/ Fatos Nano në filmimet e viteve 90-të, i thjeshtë dhe i qeshur krah ish-gruas Rexhina (FOTO+VIDEO)

Prej vitesh ka dalë nga arena e politik-bërjes, e megjithatë emri i tij rezonon fort tek shqiptarët.
Fjala është për ish-kryeministrin socialist Fatos Nano, i cili e ka nisur karrierën politike në vitin 1991 për të dhënë dorëheqje në vitin 2007 kur nuk fitoi zgjedhjet për President të Republikës me kandidatin e asaj kohe Bamir Topi.

Një video e postuar nga “Shqiptarja”, shihet Nano në një tavolinë me ish-bashkëshorten Rexhina dhe mikun e tij Kastriot Islami. Bëhet fjalë për vitet ’90, kur Fatos Nano ende nuk ishte burgosur ndërsa në qeveri ishte e djathta, kurse President Sali Berisha. Ajo që bie lehtë në sy është klubi ku ndodhen politikanët dhe njerëzit e ulur përreth.

Një ambient i thjeshtë, me njerëz akoma më të thjeshtë që diskutojnë e qeshin me Fatos Nanon, ndërsa Islami dëgjon dhe përtyp mezet që ka përpara. Teksa i sheh këto pamje të duken vite dritë larg atyre pamjeve kur Nano ishte në pushtet.

Teksa sheh këtë video, natyrshëm lind pyetja, çfarë i ndryshoi gjatë viteve politikanët tanë “të thjeshtë”?