PAS DIVORCIT ME LIAM DHE NDARJES NGA E DASHURA/ Miley Cyrus dhe këngëtari kapen mat teksa puthen në një market! – AlpeGossip
PAS DIVORCIT ME LIAM DHE NDARJES NGA E DASHURA/ Miley Cyrus dhe këngëtari kapen mat teksa puthen në një market!

PAS DIVORCIT ME LIAM DHE NDARJES NGA E DASHURA/ Miley Cyrus dhe këngëtari kapen mat teksa puthen në një market!

Lajmi i fundit që prisnim për sot, ishte Miley Cyrus që puthet me këngëtarin australian  Cody Simpson në një market! Mos u çudisni fare, sepse është kështu siç e dëgjuat.

Sipas E!News, Miley , është parë pasditen e djeshme në një market në Los Angeles.

Thuhet se dyshja mori sushi dhe pije dhe gjatë qëndrimit të shkurtër ajo shkëmbeu një puthje të shpejtë me këngëtarin.

Miley dhe “i dashuri i ri” e  vunë re që njerëzit po e shihnin dhe u larguan menjëherë që aty. Kjo nuk është hera e parë që dyshja shihen bashkë. Fansat kanë filluar hetimet e hollësishme dhe duket se Miley me Cody-n janë miq të ngushtë prej kohësh. Ose ishin*!

“Miley është një prej shoqeve të mia më të mira. Është shumë mendjehapur dhe po më bën dhe mua të jem i tillë!”- u shpreh këngëtari australian gjatë një interviste në 2015-ën.

Sigurisht, asnjëheri prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë, sepse në fund të fundit, ishte thjesht një puthje para sushit!