E ZBULOI SEKRETIN E BUKURISË/ Sophia Loren tregon maskën me vetëm 4 përbërës për lëkurën – AlpeGossip
E ZBULOI SEKRETIN E BUKURISË/ Sophia Loren tregon maskën me vetëm 4 përbërës për lëkurën

E ZBULOI SEKRETIN E BUKURISË/ Sophia Loren tregon maskën me vetëm 4 përbërës për lëkurën

Maska ushqyese për rinim e aktores së famshme italiane është për dukjen e lëkurës së saj fantastike edhe në moshën 85-vjeçare. Sipas, Telegrafi.com, kjo maskë bën çudi me lëkurën tuaj.

Përbërësit:

– 1 qese xhelatinë (10 g)
– Kajmak (qumësht apo jogurt)

– 1 lugë çaji glicerinë (të farmacisë apo bimore)
– 1 lugë çaji mjaltë.

Përgatitja:

Shkrijeni xhelatinën në kajmak dhe lëreni në frigorifer për 6 – 8 orë. Pastaj përziejeni ngadalë, ngroheni tretjen në avull uji, derisa xhelatina të shkrihet tërësisht. Hiqeni nga tasi dhe shtoni mjaltin dhe glicerinën. Përziejini. Prisni disa minuta derisa tretja të ftohet dhe vendoseni në fytyrë të pastruar, qafë dhe në zonën e dekoltesë. Mbajeni 20 – 25 minuta, pastaj hiqeni me peshqir. Pjesën e mbetur të maskës lajeni me ujë të ngrohtë, pastaj me ujë të ftohtë.

Kujdes:

Maskën e përgatitur mund ta ruani në frigorifer 5 – 7 ditë dhe ta përdorni çdo ditë. Efekti i maskës shihet që pas përdorimit të parë. Xhelatina, e cila është në përbërje të kësaj maske “hekuros” rrudhat e vogla, zbut dhe zbardh lëkurën, përmirëson qarkullimin e gjakut. Gjithashtu ka ndikim pozitiv në tërësinë e lëkurës suaj.