E REVOLTUAR NGA MAKINA/ Aulona kritikon të rinjtë e sotëm për këtë arsye – AlpeGossip
E REVOLTUAR NGA MAKINA/ Aulona kritikon të rinjtë e sotëm për këtë arsye

E REVOLTUAR NGA MAKINA/ Aulona kritikon të rinjtë e sotëm për këtë arsye

Aulona Musta njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë. Moderatorja e njohur ditën e sotme e ka nisur paksa ters, pasi i ka ndodhur një e papritur në kohën që po ngiste makinën.

Ajo tregon se shqiptarët e sidomos të rinjtë nuk dinë të repektojnë sinjalistikën rrugore, e që dalin si ‘kope’ në rrugë. E revoltuar Aulona nuk ka nguruar të bëjë një video e ta ndajë me të gjithë ndjekësit, për të treguar shqetësimin e saj.

Në video ajo dëgjohet të thotë: “Nuk ka mbetur qen dhe mace pa mësuar të respektojë semaforin, por për këmbësorin shqiptar nuk mësohet kurrë por kurrë! Ai robi i kuq del për një arsye, jo si kope. Brezi i ri nuk do ta dijë dhe nuk e ka haberin fare. Për mua është shumë shqetësuese. Tregon shumë. Çfare tregon, e gjen gjithsecili vetë,”-ka përfunduar Aulona e revoltuar.