”NQS KJO JU DUKET E BUKUR PO JU FAL 1PAL…”/ Fansat kanë shumë ”thumbime” për këtë foto të Luanës – AlpeGossip
”NQS KJO JU DUKET E BUKUR PO JU FAL 1PAL…”/ Fansat kanë shumë ”thumbime” për këtë foto të Luanës

”NQS KJO JU DUKET E BUKUR PO JU FAL 1PAL…”/ Fansat kanë shumë ”thumbime” për këtë foto të Luanës

Luana Vjollca është një nga personazhet më të njohur e të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ajo është shumë aktive në Instagram ku shpesh poston foto e video që kanë të bëjnë me jetën e saj profesionale por dhe personale.

Luana njihet si një nga ato bukuroshe të ekranit e cila eksperimenton shumë me look-un e saj. Këtë herë sipas fansave të saj, Luana e ka tepruar pak… në rregull ndoshta e ka tepruar shumë, dhe kjo sipas gjykimit të pjesës më të madhe të ndjekësve të saj.

3 ditë më parë, moderatorja postoi në llogarinë e saj të Instagramit  foto dhe video nga ku dukej e grimuar më shumë se zakonisht dhe kjo sepse bukuroshja mori pjesë në reklamën e një kompanie pijesh si imazhi kryesor i saj. Foto të sajat e lyer kishe postuar gjithashtu dhe grimieri i saj Arbër Bytyqi.

Në profilet e të dyve, pjesën më të madhe të komenteve e kishin zënë ato negativet. Mesa duket, këtë herë ndjekësit e Luanës por dhe ata të grimierit, përveç se nuk e kanë pëlqyer aspak këtë grim gjithashtu dhe e kanë gjykuar shumë. Ne nuk po shkruajmë më tepër por po zgjedhim t’ju tregojmë disa prej komenteve që ndjekësit kanë bërë lidhur me këtë look./Alpegossip.al