Janë disa karakteristika që na bëjnë unikë në krahasim me të tjerët. Personaliteti, apo shenja te ndryshme që na bëjnë lehtësisht të dallueshëm tek të tjerët.
Disa kanë karakteristikë buzët e trasha, të tjerë sytë me ngjyrë e të tjerë si personazhet e njohur më poshtë që do t’ju tregojmë më poshtë, kanë pikërisht nishanin sipër buzës.
Nishan si ai që e kemi parë te ikona e muzikës Amy Jade Winehouse, tek modelja e njohur Cindy Crawford dhe sidomos tek Marilyn Monroe. Po këtë karakteristikë shumë sensuale e gjejmë edhe tek disa vajza të njohura shqiptare.
Sipas studiuesve ky nishan i vendosur pikërisht sipër buzës, nuk ka rëndësi pozicioni në anën e majtë apo të djathtë, bën që vajza që e ka atë të duket më tërheqëse.
Ata tregojnë se nishani konsiderohet si shenjë identifikuese bukurie. Nëse gratë janë ekspresive me fytyrën e tyre, nishani admirohet nga meshkujt (dhe gjithë të tjerët) dhe konsiderohen si shumë joshëse.
Këtë “element” që i josh të gjithë (madje disa edhe e vizatojnë me duke përdorur makeup) dhe i bën të duken më tërheqëse e kanë edhe 5 nga vajzat e njohura të showbizit tonë.
Ciljeta Xhilaga
Jona Spahiu
Elita Rudi
Marina Vjollca
Dafina Zeqiri
Loredana Zefi
Po ju, jeni në grupin e vajzave simpatike me nishan mbi buzë? Nëse po, ja ku e morët një kompliment të këndshëm për sot…