BABA PËR TU MARRË SHEMBULL/ Flor Binaj bën gjestin më të bukur për të bijën – AlpeGossip
BABA PËR TU MARRË SHEMBULL/ Flor Binaj bën gjestin më të bukur për të bijën

BABA PËR TU MARRË SHEMBULL/ Flor Binaj bën gjestin më të bukur për të bijën

Një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar është padyshim Flor Binaj. Ai i ka bërë të gjithë të qeshin dhe i ka fituar zemrat e njerëzve me energjinë pozitive dhe dashamirëse që përcjell. Përveçse është një aktor shumë i mirë, Flori është dhe një baba për t’u marrë shembull.

Ai është baba i dy fëmijëve me bashkëshorten e tij, Sadina, me të cilën ka shumë vite i martuar. Së fundmi Flori ka kaluar një kohë shumë të mirë me të bijën, Krena. Vogëlushja së bashku me shokët dhe shoqet e klasës ka vizituar ambientin e punës së tij.

Këtë moment e ka ndarë në profilin e tij të Instagramit, Rezart Veleshnja, i cili ka publikuar një video ku shihet Flori duke iu shpjeguar vogëlushëve spektailin e të dielës në Portokalli.