”GARA” MES MOTRAVE VJOLLCA/ Shihni si janë veshur Luana dhe Marina për këtë javë (FOTO) – AlpeGossip
”GARA” MES MOTRAVE VJOLLCA/ Shihni si janë veshur Luana dhe Marina për këtë javë (FOTO)

”GARA” MES MOTRAVE VJOLLCA/ Shihni si janë veshur Luana dhe Marina për këtë javë (FOTO)

Si çdo javë, dhe sot në orën 21:00 do të transmetohet ”Shiko Kush Luan” dhe ”Klanifornia”. Motrat Vjollca sërish do të jenë në ”garë” me njëra-tjetrën për shikime.

Por para se emisionet të startojnë, ato të dyja kanë ndarë me fansat veshjet e tyre për mbrëmjen e sotme.

Marina nga fotoja e postuar shfaqet e veshur me një fustan të zi i cili pjesën e lartme e ka në formën e një xhakete me dekolte të hapur.

Nga ana tjetër, Luana fillimisht shfaqet e veshur si Hirushja me rastin e Halloween, ndërsa nga fotot e postuara duket se moderatorja ka ndërruar fustan duke veshur kështu një të shkurtër në nuancat e bluzë dhe jeshiles. Fustani gjithashtu është me mëngë të gjata dhe ka motive degë pemësh. /AlpeGossip.al