THA SE DO TË FIRMOSË DIVORCIN/ Keisi mesazh Stresit: Nuk e përballoj dot – AlpeGossip
THA SE DO TË FIRMOSË DIVORCIN/ Keisi mesazh Stresit: Nuk e përballoj dot

THA SE DO TË FIRMOSË DIVORCIN/ Keisi mesazh Stresit: Nuk e përballoj dot

Që prej ndarjes së tyre të bujshme në korrik, Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe komentohen për çdo veprim të tyre. Së fundmi pasi në media u publikua një video ku Stresi shfaqej duke puthur një vajzë, Keisi reagoi me një status ku shkruante se do firmoste divorcin.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme bukuroshja brune ka qenë duke ndjekur telenovelën e saj të preferuar turke me titull “Hercai” dhe ka filmuar një moment i cili e ka prekur shumë.

“Nuk i përballoj dot skenat si këto”, shkruan Keisi krah videos.

Ky duket edhe si një mesazh për Stresin sepse siç e dimë ai i adhuron telenovelat turke. Vitin e kaluar reperi postonte shpesh video duke parë “Kosemin”.