Arbana Osmani, moderatorja e dashur e shqiptarëve, së fundmi botoi dhe librin e saj të dytë ”Receta për 5 minuta”. Moderatorja bukuroshe është personazh tepër aktiv në rrjetet e saj sociale ku shpesh poston fotot e video nga momete të shkëputura nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Ditën e sotme ajo ka postuar një foto në storyn e saj të Instagram ku duket së bashku me të birin teksa po e mban hopa dhe ky i fundit shfaqet duke e përqafuar dhe puthur. Sigurisht, moderatorja ka qenë shumë e zënë këto ditë për shkak dhe të punës që ka patur me librin e ri . Arbana, këtë foto e ka shoqëruar me shkrimin: Dikujt i mungoj mami…
E veshur me pallto të kuqe, taka të kuqe dhe çantë që i përket brandit të njohur ”Prada”, moderatorja duket tepër elegante. /AlpeGossip.al