GJESTI FISNIK/ Rita Ora ndihmon njerëzit që mbetën të pastrehë nga tërmeti (FOTO) – AlpeGossip
GJESTI FISNIK/ Rita Ora ndihmon njerëzit që mbetën të pastrehë nga tërmeti (FOTO)

GJESTI FISNIK/ Rita Ora ndihmon njerëzit që mbetën të pastrehë nga tërmeti (FOTO)

Nëntori që supozohej t’i bashkonte shqipëtarët për të festuar festën e flamurit, rezultoi t’i bashkojë të gjithë për të ndihmuar njëri-tjetrin mes dhimbjesh që tërmeti i së martës la pas. Shumë personazhe publike iu kanë zgjatur dorën personave të prekur nga tërmeti, të plagosurve dhe atyre që kanë mbetur në qiell të hapur. Mes tyre dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, kanë vendosur të zgjedhin familje për të sponsorizuar rindërtimin e shtëpisë së tyre si shkak i shkatërrimit nga tërmeti. Po ashtu, Rita ka shpërndarë ndjenjën e solidaritetit tek njerëzit duke iu sugjeruar të gjithëve që kanë mundësi, të bëjnë diçka për të ndihmuar. “Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala, dhe të njëjtën gjë si për to, do e bëjmë për çdo familje që ka nevojë për ndihmë”, ka shkruar mes të tjerash Rita në një postim të bërë në Instagram.