”JENI JU ATA QË NUK MË KENI DASHUR”/ Renato Mekolli reagon për herë të parë për largimin nga ”Hell’s Kitchen” – AlpeGossip
”JENI JU ATA QË NUK MË KENI DASHUR”/ Renato Mekolli reagon për herë të parë për largimin nga ”Hell’s Kitchen”

”JENI JU ATA QË NUK MË KENI DASHUR”/ Renato Mekolli reagon për herë të parë për largimin nga ”Hell’s Kitchen”

Këto ditë nëpër media dhe rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se Renato Mekolli ka zgjedhur të largohet nga ”Hell’s Kitchen” dhe vendin e tij do ta zërë shef Alsi Sinanaj.

Pas hipotezave të shumta të ngritura nga ana e ndjekësve në profilin e Renatos për shkakun e largimit të tij dhe pas kërkesave që ai të kthehet, duket se shefi e ka një përgjigje.

Ai ka postuar një foto në Instagramin e tij ku ka shkruajtur: Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem,jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen !

Nuk e dimë nëse kjo është një lojë nga ana e shefit të kuzhinës, por nëqoftëse nuk është kështu, atëherë Renato qenka nervozuar keq! /AlpeGossip.al