SONDAZHI/ Finalja e “Këngës Magjike”. Ja për kë votuan shqiptarët – AlpeGossip
SONDAZHI/ Finalja e “Këngës Magjike”. Ja për kë votuan shqiptarët

SONDAZHI/ Finalja e “Këngës Magjike”. Ja për kë votuan shqiptarët

Mbrëmjen e sotme, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet nata finale e ”Kënga Magjike” e cila këtë herë shoqërohet me sloganin ”Këndo për të ndërtuar”. Kjo natë pritet me padurim nga të gjithë ndjekësit e festivalit prej disa kohësh.

Pasi dëgjuam të gjitha këngët pjesëmarrëse, mundëm të selektonim për sondazhin në faqen tonë disa nga më të pëlqyerat.

Siç e shihni më poshtë, emrat janë të renditur dhe mes tyre ndodhet dhe Besa Kokëdhima. Bëjmë të ditur se sondazhi është vendosur në faqen tonë para se Besa të tërhiqej nga festivali i njohur. Gjithashtu, ju kujtojmë se arsyeja e largimit të saj erdhi si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit që la pas 51 viktima. Ajo u shpreh se ndihej shumë e ngarkuar emocionalisht dhe se nuk do të ishte e mundur për të të këndonte në një situatë të tillë.

I shoqëruar me pyetjen se ”Cili ju duket pretendent për të fituar Kënga Magjike 2019?” , duket se ndjekësit tanë deri tani kanë zgjedhur me një diferencë të vogël votash se pretendentja më e përshtatshme për ta fituar festivalin është Fifi me një përqindje votash prej 39.62 e cila prezantohet me këngën ”Marova”. Pas saj vjen me një diferencë të vogël prej 1.88% Eneda Tarifa e cila është prezantuar me këngën ”Ma zgjat dorën”.

Dallim bën Soni e cila ka marrë 0 vota.

Gjithsesi edhe pse sondazhi jonë deri tani nxjerr fituese Fifin ne presim përfundimin e natës magjike! /AlpeGossip.al