Pak ditë më parë u zbulua se Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina do bëhen prindër. Madje u publikua edhe një foto ku bashkëshortja e Kreshës shfaqet me barkun e rrumbullakosur e veshur me fustanin e nusërisë. Lajmin e ka konfirmuar sot edhe bashkëshortja e Kreshës, Erzina e cila e pyetur nga një ndjekëse për shtatzëninë, e ka pranuar duke postuar edhe foton e një bebi.
Kujtojmë që pak ditë më parë” Prive.al” mësuan nga burime të sigurta se Kresha dhe Erzina do bëhen me vajzë. Burimet për “Prive” kanë zbuluar gjithashtu se Erzina është në muajin e katërt të shtatzënisë.