“DHURATA MË E BUKUR E JETËS”/ Besi filmon Xhensilën dhe Ajkën duke pikturuar (FOTO) – AlpeGossip
“DHURATA MË E BUKUR E JETËS”/ Besi filmon Xhensilën dhe Ajkën duke pikturuar (FOTO)

“DHURATA MË E BUKUR E JETËS”/ Besi filmon Xhensilën dhe Ajkën duke pikturuar (FOTO)

Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit shqiptar. Ata publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale, me dedikime plot dashuri. Kësaj dashurie, i është bashkëngjitur dhe e vogla Ajka, e cila është bërë personazhi kryesor në historinë e tyre.

Së fundmi Besi ka publikuar në Instastoryn e tij një video të dhuratave të tij më të çmuara: Xhensilën dhe Ajkën. Të veshura me pizhame, në ambientin e tyre familjar, këngëtarja bashkë me të bijën po pikturojnë.

“Dhurata më e bukur e jetës”, ka shkruar aktori krahas videos së publikuar, ndërkohë që ka etiketuar bashkëshorten.