“E GJITHA…”/ Tayna na zbuloi vet se çfarë ka të bërë në trupin e saj – AlpeGossip
“E GJITHA…”/ Tayna na zbuloi vet se çfarë ka të bërë në trupin e saj

“E GJITHA…”/ Tayna na zbuloi vet se çfarë ka të bërë në trupin e saj

Tayna është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të momentin. Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe vetëm së fundmi publikoi këngën ‘Edhe ti’ në bashkëpunim me Mozzikun, e cila është pritur shumë mirë nga fansat. Përpos talentit, Tayna është vendosur shpesh në qendër të vëmendjes edhe për shkak të formave perfekte trupore ose për lookun.

Reperja shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaje dhe publikon shpesh në rrjete sociale foto nga më të ndryshmet, të cilat marrin një numër të madh komentesh. Së fundmi ndjekësit e kanë akuzuar Taynën për operacione plastike dhe kjo e fundit ka vendosur të reagojë.

Tayna ka zbuluar se është e gjitha natyrale dhe nuk ka asnjë ndërhyrje. ‘Jam e gjitha natyrale’, shkruan ajo në një postim të bërë në Instastory.

Po ashtu, e kritikuar për rrobat e saj tejet provokuese, të shkurta  reperja ka zbuluar se ‘është alergjike ndaj rrobave.’