“QETËSIA PARA STUHISË”/ Ermal Mamaqi ka diçka për të thënë para premierës – AlpeGossip
“QETËSIA PARA STUHISË”/ Ermal Mamaqi ka diçka për të thënë para premierës

“QETËSIA PARA STUHISË”/ Ermal Mamaqi ka diçka për të thënë para premierës

Ditën e sotme do të jepet premiera e filmit “I Love Tropoja!” të Ermal Mamaqit. Në “Pallatin e Kongreseve” do të transmetohet gjashtë herë në ditë për gjashtë ditë radhazi.

Ermali e ka përfshirë vetën pothuajse në çdo detaj të premierës, në aktrim, muzikë e është kujdesur për çdo detaj të filmit. Meqënëse sot është dita që po pritet pas gjithë atyre reklamave edhe vet aktori ka postuar në faqen e tij në instagram se po afron momenti.

Gjithë postimet ja ka dedikuar “I Love Tropoja”, edhe s’a lënë pas as motivimet e tij “Të punosh fort për diçka që nuk të intereson quhet stres. Të punosh fort për diçka që do quhet pasion.” ka shkruajtur në foton që ndodhet “Pallati i Kongreseve” dhe logoja e premierës. Ndërkohë e ka shoqëruar dhe me një tjetër shkrim, “The calm before the storm.” pra “Qetësia para stuhisë.”.