“DUHET TË VIJË PAK TURP…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“DUHET TË VIJË PAK TURP…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“DUHET TË VIJË PAK TURP…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mike të ngushta prej vitesh dhe këtë na i rikujtojnë sa herë që i shohi mse kalojnë kohë bashkë. Shpesh dy moderatoret publikojnë foto në Instagram që janë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Keëtë e kanë bërë dhe së fundmi, Arbana ka ndarë me ndjekësit një foto ku janë të dyja bashkë, ajo që ju ra më shumë në sy fansave ishte veshja që ishte e përshtatshme për dy stinë krejt të ndryshme. Mirëpo njëri prej komnetuesve siç duket ka dashur t’ia shprehi ndryshe këtë Xhemit:” U plevitose mi xhemile”, duke rikujtuar kështu debatinne shumëfolur midis Alketa Vejsiut dhe Xhemit.

 

Aktori Bes Kallaku po bën pak kohë që nga publikimi i filmit të tij “Falco”, ku është prit shumë mirë nga publiku. Duke qenë se sot po mbahet premiera “I Love Tropoja” e Ermal Mamaqit dhe nga debati që u bë, si pasojë e fjalëve të Besit në “Shiko kush luan” komentuesit e kanë prekur dhe këtë temë nëpër komentet e tyre. “Mos bej kaq filma te bukur o burre se i ngel qefi mamaqit ste flet me goje pastaj” i ka thënë njëri prej ndjekësve.

Luana Vjollca pas pushimeve në Dubai ka vendosur të vizitojë një tjetër vend. Kësaj here në Turqi, moderatorja ndodhet në Stamboll dhe këtë na i kanë treguar me një foto të saj. Menjëherë komentet kanë filluar, dhe ndërmjet tyre veçuam komentin ku ndjekës i thotë Luanës se është larguar pikërisht sot që Ermali ka premierën e filmit, ndërkohë që e ka patur të ftuar me gjithë staf në emision. Ai ja quan “lënie në baltë” veprimin e saj dhe se duhet ti vijë turp… Megjithatë kjo sdo të thotë se moderatorja ka një arsye të tillë, pasi ajo mund të jetë dhe në përgatitjen e një projekti të ri.

Modelja e njohur Oriola Marashi ka postuar në faqen e saj në Instagram një foto ku në pah është fytyra e saj. E kuruar deri në detaj, ku e pranojmë se duket si një kukull barbie… Por kjo i ka çuar tjetër gjë nëmendje fansit, dhe ai ja ka shprehur modeles këtë:” Vetem filtra esht.” duke i treguar se nuk është vërtetë kështu siç duket.

 

ALPEgossip.al