U NDA EDHE NGA ZUNA? Loredana me një foto të vetme na tregoi se është “single” – AlpeGossip
U NDA EDHE NGA ZUNA? Loredana me një foto të vetme na tregoi se është “single”

U NDA EDHE NGA ZUNA? Loredana me një foto të vetme na tregoi se është “single”

Teksa Mozzik po kujdeset momentalisht për Hanën, Loredana ka udhëtuar drejt Londrës për të vazhduar angazhimet në karrierë. Duket se gjithçka po shkon më së miri për reperen dhe këtë e dëshmojnë koncertet e saj të shumta.

Pak kohë më parë, në mediat rozë nisi të qarkullojë lajmi se Loredana ishte në një lidhje dashurie me reperin gjerman, Zuna. Dyshja nuk konfirmuan asgjë, megjithatë komentet në llogaritë e njëri-tjetrit në Instagram i shtuan dyshimet. Por, Loredana duket se nuk po merret aspak me fushën e romancës këtë periudhë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Lori e ka dhënë mesazhin e saj. “Bëj para, jo të dashur”, lexohet në imazhin e publikuar në profilin e reperes. Me pak fjalë, Loredana po shijon suksesin dhe gjithçka tjetër që po i sjellë fama dhe karriera muzikore. Sa për romancën, le ta konsiderojmë një kapitull të mbyllur për momentin…