ME KUPTIM TË VEÇANTË/ Miley Cyrus dhe Cody Simpson bënë krejt papritur tatuazhe të njëjta – AlpeGossip
ME KUPTIM TË VEÇANTË/ Miley Cyrus dhe Cody Simpson bënë krejt papritur tatuazhe të njëjta

ME KUPTIM TË VEÇANTË/ Miley Cyrus dhe Cody Simpson bënë krejt papritur tatuazhe të njëjta

Prej disa muajsh, Miley Cyrus po shijon lidhjen e saj të re të dashurisë me 23-vjeçarin Cody Simpson.

Duket se këngëtarja e ka marrë plotësisht veten nga divorci me Liam Hemsworth dhe i është përkushtuar totalisht partnerit të saj të ri.

Dyshja ka nisur të bashkëjetojë dhe së fundmi kanë hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Miley dhe Cody vendosën krejt papritur të bëjnë tatuazhe të njëjtë që kanë një domethënie të veçantë.

 

 

Këngëtarja dhe partneri gdhendën në trupin e tyre një sfurk i cili do të jetë edhe simboli i librit të ri me poezi të Cody-t.

Me siguri këngëtari është frymëzuar nga Miley për poemat e tij të dashurisë, ndaj edhe tatuazhi i tyre i njëjtë ka goxha kuptim.